Margena Çela
Noter

Margena Çela

Noteri Margena Çela Rruga Astrit Balluku 2
1001 Tiranë
Betuar 2026
  • Konsultim falas
  • Bisedë brenda 24 orëve
  • Pa asnjë detyrim
KËRKO BISEDË FALAS

Profili personal

Si notere me përvojë prej vitit 2003, ofroj shërbime noteriale të mbështetura në profesionalizëm, korrektësi dhe konfidencialitet. Formimi im akademik si Doktor në fushën e së Drejtës më ndihmon të ndërthur njohuritë teorike me praktikën e përditshme noteriale, duke u ofruar klientëve orientim të qartë dhe të sigurt ligjor.

Në zyrën time asistoj qytetarë, biznese, shoqëri tregtare, shoqata dhe organizata jofitimprurëse në hartimin dhe vërtetimin e kontratave, prokurave, deklaratave noteriale, akteve të trashëgimisë, transaksioneve pasurore dhe dokumentacionit të ndryshëm ligjor. Një pjesë e rëndësishme e punës sime lidhet edhe me procedurat pranë Kadastrës, përfshirë regjistrimin dhe transferimin e pasurive, si dhe ndjekjen e problematikave që lidhen me dokumentacionin e pronës.

Ofroj asistencë për klientë shqiptarë dhe të huaj që ndodhen brenda ose jashtë vendit, duke i ndihmuar të ndjekin procedurat e nevojshme në mënyrë të saktë, të kuptueshme dhe në përputhje me ligjin.

Informacion i rëndësishëm

  • Notere e licencuar që prej vitit 2003
  • Gjuhët: Shqip, Anglisht

Më kontaktoni për një bisedë falas, në të cilën unë:

  • diskutoj shkurtimisht çështjen tuaj dhe do t’u përgjigjem pyetjeve që keni;
  • sqaroj nëse situata juaj kërkon një akt apo shërbim noterial;
  • shpjegoj dokumentet që nevojiten dhe hapat që duhet të ndiqni;
  • ju orientoj për procedurat pranë institucioneve përkatëse, kur është e nevojshme;
  • jap një informacion paraprak mbi kostot dhe tarifat përkatëse të shërbimit noterial.

Shkurtimisht: Pas kësaj bisede, do të keni një pamje më të qartë mbi procedurën noteriale që duhet të ndiqni, dokumentet që ju duhen dhe hapat e mëtejshëm për të zgjidhur çështjen tuaj.

Shërbimet noteriale

Zonat e shërbimit