Prej më shumë se 40 vitesh punoj në fushën e drejtësisë, administratës publike, të drejtave të njeriut dhe përfaqësimit ligjor.
Gjatë karrierës sime kam punuar për shumë vite pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, ku jam marrë me trajtimin e ankesave të qytetarëve, mbikëqyrjen e institucioneve publike, hartimin e rekomandimeve ligjore dhe përfaqësimin në Gjykatën Kushtetuese. Kjo përvojë më ka dhënë një njohje të thellë të sistemit ligjor shqiptar, funksionimit të institucioneve dhe mënyrës se si mbrohen të drejtat e qytetarëve në praktikë.
Praktika ime fokusohet kryesisht në çështje kushtetuese, administrative, të të drejtave të njeriut, këshillim juridik dhe përfaqësim ligjor. Më herët kam punuar edhe si avokat i pavarur dhe në strukturat e rendit publik, e cila më ka ndihmuar të kuptoj çështjet ligjore jo vetëm nga ana teorike, por edhe nga ana praktike dhe institucionale.
Përveç praktikës juridike, kam kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog i jashtëm në të drejtën administrative, kriminalistikë dhe falimentim. Gjatë karrierës sime jam vlerësuar për kontributin në rendin publik dhe jam propozuar për dekorim me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Në punën time vlerësoj qartësinë, seriozitetin dhe besimin. Çdo çështje ka një histori pas saj, ndaj kujdesem që qytetari të kuptojë të drejtat e tij, mundësitë ligjore dhe hapat që mund të ndjekë.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsultë, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.