Jam avokate e licencuar dhe anëtare e Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë. Prej 3 vitesh jam pjesë e Studios Ligjore “XHINDI”, e cila prej 15 vjetësh ofron shërbime të konsoliduara edhe në fushën penale. Nga eksperienca ime 4-vjeçare si avokate e pavarur dhe e Ndihmës Juridike Dytësore, unë personalisht, si pjesë e Studios ligjore, ofroj këshillim ligjor, hartim aktesh dhe përfaqësim në të gjitha shkallët e gjykimit, duke mbuluar me kompetencë çështjet civile (pronësi, familjare, trashëgimi, largime nga puna) dhe ato administrative (pensione, sigurime shoqërore, konflikte me administratën).
Gjithashtu, asistoj qytetarët shqiptarë dhe të huaj me problematikat e legjislacionit të emigracionit dhe lejeve të qëndrimit. Prej më shumë se 3 vitesh ofroj me mirënjohje ndihmë juridike falas (Pro-Bono) për individët në nevojë.
Synoj dhe besoj me vendosmëri që drejtësia nuk është një luks, por një e drejtë universale e lindur me secilin prej nesh në këtë dimension ku jetojmë, kështu, si e tillë, është edhe një mision.
Në ditët e sotme, me zhvillimin edhe të teknologjisë, mundësitë për informim dhe ndihmë reale nuk kanë më barriera.
Si rrjedhojë, është detyrim absolut i yni, jo vetëm një e drejtë, që (në pozicionin e mbrojtësit apo të të mbrojturit qofshim) të mos heshtim, por ta kërkojmë me besim, mirënjohje dhe pa paragjykime, çfarë na përket me të drejtë.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.