Rrugëtimin tim profesional e kam nisur në arsim, përpara se t’i përkushtohesha drejtësisë dhe të përfundoja studimet në Fakultetin e Drejtësisë.
Prej më shumë se 25 vitesh kam ndërtuar një përvojë të gjerë, përfshirë punën pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku jam angazhuar në hetime dhe procedime penale.
Sot ushtroj profesionin e avokates, duke ofruar këshillim dhe përfaqësim në çështje penale, civile, administrative dhe familjare.
Në çdo çështje synoj të ofroj shërbim të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të orientuar drejt mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të klientit.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.