Naim Dema
Avokat

Naim Dema

Avokat Naim Dema Rr. Tercilio Kardinali 172, Hyrja 3
8301 Peshkopi
Betuar 2002
  • Konsultim falas
  • Bisedë brenda 24 orëve
  • Pa asnjë detyrim
  • Shërbim falas nga shteti
KËRKO BISEDË FALAS

Profili personal

Prej vitit 2002, përvoja në avokati më ka mësuar se pas çdo çështjeje ligjore qëndron një situatë që kërkon vëmendje dhe zgjidhje të përshtatur. 

Përvoja ime profesionale përfshin shumë vite angazhim në Policinë e Shtetit dhe në funksione të Policisë Gjyqësore, ku kam zhvilluar njohuri të thelluara në hetimin e çështjeve penale dhe në zbatimin praktik të ligjit.

Gjatë karrierës kam ndjekur trajnime në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve, teknikave të intervistimit të të miturve dhe hetimit të krimeve. Në ushtrimin e profesionit të avokatit ofroj këshillim, asistencë dhe përfaqësim ligjor në çështje civile, penale, administrative dhe familjare, duke e trajtuar çdo rast me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.

Për vitin 2026 jam gjithashtu pjesë e listës së avokatëve të miratuar për ofrimin e ndihmës juridike të garantuar nga shteti. Çdo rast e shqyrtoj individualisht, duke përcaktuar rrugën më të përshtatshme ligjore dhe duke e ndjekur me përgjegjësi, qartësi dhe përkushtim. 

Informacion i rëndësishëm

  • Ofron ndihmë juridike falas të garantuar nga shteti
  • Avokat me mbi 24 vite përvojë
  • Fushat kryesore: civile, penale, administrative dhe familjare
  • Trajton çështje pronësie, pune, sigurimesh, emigracioni, shëndetësore, transporti, aksidentesh dhe të drejtash të fëmijës
  • Ofron këshillim, asistencë dhe përfaqësim ligjor në çdo fazë të procesit
  • Gjuhët: Rusisht (nivel i pjesshëm)

Më kontaktoni për një bisedë falas, në të cilën unë:

  • diskutoj çështjen tuaj dhe do t’u përgjigjem pyetjeve që keni;
  • sqaroj mundësitë tuaja ligjore;
  • shpjegoj hapat që mund të ndiqni;
  • jap një orientim paraprak mbi kostot.

Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.

Fushat juridike

Zonat e shërbimit