Prej vitit 2014 ushtroj profesionin e avokatit, duke ofruar këshillim dhe përfaqësim ligjor në çështje penale, civile, familjare, administrative, pronësie dhe trashëgimie. Asistoj klientët në procedurat pranë ASHK-së (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), regjistrimin e AMTP-ve (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) dhe regjistrimin e shoqërive tregtare (SHPK).
Gjithashtu, ofroj shërbime në fushën e emigracionit, përfshirë lejet e punës, lejet unike, vizat D dhe aplikimet për vizë për në SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi.
Synoj të ofroj orientim të qartë dhe mbështetje profesionale në çdo fazë të çështjes.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.