Kujtim Qershori
Avokat

Kujtim Qershori

Lile & associates Rruga e Kavajes, Godina 215, Hyrja 1, Ap. 8
1001 Tiranë
Betuar 2006
  • Konsultim falas
  • Bisedë brenda 24 orëve
  • Pa asnjë detyrim
  • Shërbim falas nga shteti
KËRKO BISEDË FALAS

Profili personal

Prej vitit 2006 ushtroj profesionin e avokatit, me eksperiencë në çështje penale, civile, familjare, administrative, pronësore, tregtare dhe ndërkombëtare. Praktika ime është e fokusuar veçanërisht në mbrojtjen penale, procedurën penale, si edhe në marrëdhëniet juridike dhe tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Gjatë karrierës sime kam përfaqësuar klientë në çështje komplekse, duke ofruar mbrojtje në të gjitha fazat e procesit, përgatitje aktesh procedurale, përfaqësim në apel dhe rekurs, si edhe asistencë në çështje ekstradimi dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar.

Falë njohjes së gjuhës turke, anglishtes dhe përvojës me marrëdhënie ndërkufitare, ndihmoj klientë shqiptarë dhe të huaj të kuptojnë qartë të drejtat e tyre dhe hapat që duhet të ndjekin. Në punën time vlerësoj profesionalizmin, korrektësinë dhe zgjidhjet praktike, të mbështetura në ligj dhe në interesin më të mirë të klientit.

Më kontaktoni për një konsultë fillestare, ku mund të diskutojmë çështjen tuaj, mundësitë ligjore dhe hapat e mëtejshëm.

Informacion i rëndësishëm

  • Eksperiencë në çështje ekstradimi dhe bashkëpunim juridik ndërkombëtar
  • Eksperiencë në marrëdhënie juridike dhe tregtare Shqipëri–Turqi
  • Gjuhët: shqip, turqisht dhe anglisht

Më kontaktoni për një bisedë falas, në të cilën unë:

  • diskutoj çështjen tuaj dhe do t’u përgjigjem pyetjeve që keni;
  • sqaroj mundësitë tuaja ligjore;
  • shpjegoj hapat që mund të ndiqni;
  • jap një orientim paraprak mbi kostot.

Shkurtimisht: Pas kësaj konsultë, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.

Fushat juridike

Zonat e shërbimit