Jam avokate me mbi 13 vite përvojë profesionale dhe me formim ndërdisiplinor në Drejtësi, Ndermjetesim Ligjor dhe Shkenca Farmaceutike.
Ofroj asistencë dhe përfaqësim juridik në çështje civile, administrative dhe tregtare, e drejta e punës dhe e pronësisë. me fokus të veçantë në Legjislacionin vendas, Ndërkombëtar, Direktivat e BE-së, çështjet rregullatore për kompanitë Farmaceutike.
Jam e specializuar gjithashtu në Ndërmjetësim Ligjor, Regjistrimin dhe mbrojtjen e Markave Tregtare, Patentave dhe Shpikjeve si dhe të te drejtave të pronësisë industriale.
Qasja ime është e orientuar drejt zgjidhjeve praktike, mbrojtjes efektive të interesave të klientit dhe parandalimit të konflikteve, duke garantuar profesionalizëm, konfidencialitet dhe përkushtim maksimal.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.