Në zyrën Avokat Ferit Ramçi, nuk marrim përsipër çdo rast thjesht për të rritur numrin e çështjeve. Çdo klient dhe çdo problem juridik trajtohet individualisht. Fillimisht njihemi me rastin, analizojmë faktet, provat dhe situatën ligjore dhe më pas japim një vlerësim profesional mbi mundësinë për të vijuar procedurën.
Nëse nga analiza paraprake konstatojmë se ekziston një mundësi reale për sukses, atëherë vendosim së bashku të vijojmë më tej.
Sepse për ne, avokatia nuk është thjesht të marrësh një çështje.
Është të dish kur mund të luftosh dhe si duhet të luftosh për të.
Nuk synojmë të kemi sa më shumë dosje.
Synojmë të trajtojmë me seriozitet ato dosje që marrim përsipër.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.