Eva Rama
Avokat

Eva Rama

Follow Consulting sh.p.k Rr. Mujo Ulqinaku, Pall.5, K.0
1001 Tiranë
Betuar 2004
  • Konsultim falas
  • Bisedë brenda 24 orëve
  • Pa asnjë detyrim
  • Shërbim falas nga shteti
KËRKO BISEDË FALAS

Profili personal

Përvoja ime profesionale nisi me ushtrimin e avokatisë dhe u zgjerua më pas në administratën publike, drejtimin e institucioneve dhe sipërmarrjeve, si dhe në angazhimin në shoqërinë civile. 

Me formim në drejtësi dhe ekonomi, kam ushtruar funksione juridike, ekonomike dhe drejtuese, duke krijuar një përvojë të veçantë në çështjet administrative, pronësore, tatimore dhe në marrëdhëniet ndërmjet biznesit dhe administratës. 

Përvoja shumëvjeçare në sektorin privat, veçanërisht në turizëm, më ka dhënë edhe këndvështrimin e sipërmarrësit. Sot, këtë përvojë të ndërthurur e sjell në praktikën ligjore, me analizë të kujdesshme, komunikim të drejtpërdrejtë dhe fokus te zgjidhjet konkrete.

Informacion i rëndësishëm

  • Mbi 20 vjet përvojë profesionale
  • Formim në drejtësi dhe ekonomi
  • Përvojë në administratën publike, drejtimin e institucioneve dhe sipërmarrjeve
  • Përvojë shumëvjeçare në sektorin privat, veçanërisht në turizëm
  • Gjuhë: Shqip, Anglisht dhe Italisht

Më kontaktoni për një bisedë falas, në të cilën unë:

  • diskutoj çështjen tuaj dhe do t’u përgjigjem pyetjeve që keni;
  • sqaroj mundësitë tuaja ligjore;
  • shpjegoj hapat që mund të ndiqni;
  • verifikoj nëse përfitoni ndihmë juridike falas të garantuar nga shteti;
  • jap një orientim paraprak mbi kostot, në rastet kur shërbimi nuk mbulohet falas.

Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.

Fushat juridike

Zonat e shërbimit