Esmerald Xhafa
Avokat

Esmerald Xhafa

Avokat Esmerald Xhafa Rruga “1 Maji”, Hotel Alysa, Kati i II, Zyra 1
7001 Korçë
Betuar 2012
  • Konsultim falas
  • Bisedë brenda 24 orëve
  • Pa asnjë detyrim
  • Shërbim falas nga shteti
KËRKO BISEDË FALAS

Profili personal

Prej vitit 2012 ushtroj profesionin e juristit dhe avokatit, duke ndërtuar përvojë të gjerë në përfaqësimin ligjor dhe funksionimin e institucioneve gjyqësore. 

Gjatë karrierës kam qenë përgjegjës i sektorit të shërbimit ligjor pranë IEVP Korçë, kancelar i Gjykatës së Korçës dhe kryetar i Unionit të Kancelarëve Gjyqësorë të Shqipërisë.

Në praktikën time, një vend të veçantë zënë e drejta penale dhe mbrojtja në proceset penale. Ofroj mbrojtje dhe përfaqësim pranë gjykatave dhe organeve të prokurorisë, duke analizuar me kujdes çdo çështje, provat dhe pozitën juridike të klientit.

Gjithashtu, ofroj këshillim, asistencë dhe përfaqësim në çështje civile, familjare, pronësie, mosmarrëveshje civile dhe procedura administrative. Mbroj interesat e klientëve në çdo fazë të procesit ligjor dhe ofroj ndihmë juridike falas, duke u mbështetur në analizën individuale të çdo çështjeje, respektimin e ligjit dhe ndjekjen e saj me përkushtim.

Për mua, avokatia nuk është vetëm profesion, por një përgjegjësi që kërkon integritet, përgatitje, këmbëngulje dhe përkushtim, veçanërisht në trajtimin e çështjeve komplekse. Synimi im është të ofroj një shërbim profesional dhe të përgjegjshëm, të orientuar drejt mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të ligjshme të çdo klienti.

Informacion i rëndësishëm

  • Ofron ndihmë juridike falas.
  • Mbi 14 vjet përvojë profesionale në fushën juridike.
  • Përvojë si përgjegjës i Sektorit të Shërbimit Ligjor pranë IEVP Korçë.
  • Ish-kancelar i Gjykatës së Korçës.
  • Ish-kryetar i Unionit të Kancelarëve Gjyqësorë të Shqipërisë.
  • Mbrojtje dhe përfaqësim në çështje penale, pranë gjykatave dhe organeve të prokurorisë
  • Përfaqësim në çështje civile, familjare, pronësie dhe mosmarrëveshje civile
  • Përfaqësim në procedura administrative
  • Këshillim dhe asistencë juridike në çdo fazë të procesit, me fokus mbrojtjen e interesave të klientëve

Më kontaktoni për një bisedë falas, në të cilën unë:

  • diskutoj çështjen tuaj dhe do t’u përgjigjem pyetjeve që keni;
  • sqaroj mundësitë tuaja ligjore;
  • shpjegoj hapat që mund të ndiqni;
  • jap një orientim paraprak mbi kostot.

Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.

Fushat juridike

Zonat e shërbimit