Ervin Hajdinaj
Avokat

Ervin Hajdinaj

Zyrë Avokatie Ervin Hajdinaj Rruga “Myslym Shyri”, Kulla 1, Kati 1, Ap.2
1001 Tiranë
Betuar 2011
  • Konsultim falas
  • Bisedë brenda 24 orëve
  • Pa asnjë detyrim
  • Shërbim falas nga shteti
KËRKO BISEDË FALAS

Profili personal

Kam përfunduar studimet universitare 4-vjeçare pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Dega Drejtësi, në 2009-n. Pas përfundimit të studimeve, jam licencuar si avokat më 2011-n dhe ushtroj profesionin si anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë.

Me mbi një dekadë përvojë në ushtrimin e profesionit, ofroj asistencë dhe përfaqësim ligjor të bazuar në profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ligjorë të klientëve. Gjatë veprimtarisë profesionale kam trajtuar çështje në fushën e së drejtës civile, familjare, të punës, pronësore, përmbarimore, administrative, tregtare, penale etj., duke ofruar këshillim juridik, hartim të akteve ligjore, përfaqësim të klientëve në të gjitha shkallët e gjykimit, si dhe pranë institucioneve shtetërore. Gjithashtu, ofroj ndihmë juridike falas për familjet që kanë në përbërjen e tyre persona me aftësi të veçanta.

Në ushtrimin e profesionit udhëhiqem nga parimet e humanizmit, etikës profesionale, konfidencialitetit, korrektësisë dhe përgjegjshmërisë. Jam kërkues dhe i kushtoj rëndësi analizës së detajuar të çdo çështjeje, komunikimit të qartë me klientët dhe ndërtimit të strategjive ligjore efektive, të përshtatura sipas rrethanave konkrete të secilit rast. Përveç përvojës profesionale, zotëroj njohuri të mira të gjuhëve angleze, italiane, turke dhe gjermane, çka më mundëson komunikim efektiv me klientë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Informacion i rëndësishëm

  • Anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë
  • Ofron ndihmë juridike falas për familjet me persona me aftësi të veçanta
  • Ekspertizë në çështje civile, familjare, të punës, pronësore, administrative, tregtare dhe penale
  • Përfaqësim në të gjitha shkallët e gjykimit dhe pranë institucioneve shtetërore
  • Gjuhë: Shqip, Anglisht, Italisht, Turqisht dhe Gjermanisht

Më kontaktoni për një bisedë falas, në të cilën unë:

  • diskutoj çështjen tuaj dhe do t’u përgjigjem pyetjeve që keni;
  • sqaroj mundësitë tuaja ligjore;
  • shpjegoj hapat që mund të ndiqni;
  • jap një orientim paraprak mbi kostot.

Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.

Fushat juridike

Zonat e shërbimit