Prej janarit 2012 ushtroj profesionin e avokatit. Jam diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Gjatë punës sime kam fituar përvojë në trajtimin e çështjeve civile, familjare, administrative dhe penale.
Kam marrë pjesë gjithashtu në ofrimin e ndihmës juridike falas pranë Dhomës së Avokatisë Durrës. Përvoja ime e mëparshme në administratën publike, veçanërisht në bashki dhe në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, më mundëson t’i trajtoj çështjet me njohuri praktike, përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj interesave të klientit.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.