Një problem juridik shpesh sjell pasiguri dhe shumë pyeteje. Roli im është t’ju ndihmojë të kuptoni qartë situatën tuaj ligjore dhe te dini më mirë mundësitë tuaja.
Jam e përkushtuar ndaj një qasjeje profesionale, të drejtpërdrejtë dhe njerëzore.
E specializuar në “Drejtësia miqësore për të mitur”, “Dhuna kundër grave dhe dhuna në familje”, “Prokurimet dhe ankandet publike”.
Ofroj këshillim ligjor dhe përfaqësim gjyqësor në çështje në fushën e së drejtës familjare, administrative, civile, e drejta e punës, dëmshpërblimet nga aksidentet në punë, aksidentet rrugore dhe forcat madhore.
Nëse keni një çështje që dëshironi ta diskutoni, më kontaktoni. Ndonjëherë, një bisedë e qartë është hapi i parë drejt zgjidhjes.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.