Jam avokat me licencë dhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me eksperiencë në çështje pronësie, civile, administrative dhe penale. Jam veçanërisht i fokusuar në çështjet e pronësisë dhe përfaqësimin gjyqësor në disa shkallë gjykimi.
Qasja ime është profesionale, e përgjegjshme dhe e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve juridike të klientëve.
Misioni im është të përfaqësoj denjësisht çdo klient, duke respektuar dhe mbrojtur interesat e tij, gjithmonë në përputhje me ligjin, standardet profesionale dhe etikën e avokatisë. Synoj të ofroj këshillim, asistencë dhe përfaqësim ligjor të besueshëm, transparent dhe cilësor.
Informacion i rëndësishëm
Shkurtimisht: Pas kësaj konsulte, do të keni një pamje më të qartë të situatës suaj ligjore dhe do të mund të vendosni me më shumë siguri për hapat e mëtejshëm.